Tërmeti shkatërrues në Afganistan, shkon në 1150 numri i të vdekurve
Numri i viktimave të tërmetit shkatërrimtar që ra disa ditë më parë në Afganistan është rritur sërish duke shkuar në 1150 ndërsa 1600 kanë mbetur të plagosur.
Sipas Muhammad Nassim Haqqani, zëdhënësi taliban i Ministrisë për Menaxhimin e Fatkeqësive, mbi 10 mijë banesa janë shkatërruar pjesërisht ose plotësisht në tërmetin që goditi pjesën lindore të vendit, pranë kufirit me Pakistanin.

“Opercionet e shpëtimit kanë përfunduar”, - deklaroi Haqqani, pa dhënë shpjegime të mëtejshme se përse po ndalonin operacionet e kërkim shpëtimit, vetëm 48 orë pas tërmett tragjik.
Vendi është në një situatë kaotike teksa dhe rrjeti telefonik është jashtë funksioni në disa zona. Edhe furnizimet me medikamente dhe ndihma të tjera kritike janë të pamjaftueshme.
Tërmeti me magnitudë 6.1 goditi rreth 160 kilometra në juglindje të Kabulit, në një rajon malor me vendbanime të vogla. Provincat Paktika dhe Khost u goditën më së shumti, duke shkaktuar dëme dhe shumë viktima.

