Ukraina mori statusin e vendit kandidat, Zelensky: Moment unik dhe historik në marrëdhënien me BE
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2022, 22:41
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përshëndetur vendimin e Këshillit Evropian, për dhënin e statusit kandidat Ukranës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Në një postim në rrjetet sociale teksa ka ripostuar mesazhin e Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili shpalli vendimin, Zelensky tha se ky është “një moment unik dhe historik” në marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Ukrainës.
Po ashtu ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba i cili ka shkruar: Ukraina do të mbizotërojë. Evropa do të mbizotërojë. Sot shënon fillimin e një rrugëtimi të gjatë që do të ecim së bashku. Populli ukrainas i përket familjes evropiane. E ardhmja e Ukrainës është me BE-në. Ne qëndrojmë së bashku për paqen.
