Kapen me 400 mijë euro kokainë dhe 340 mijë paund, arrestohen 4 shqiptarë në Angli
Katër shqiptarë të dyshuar si anëtarë të një grupi të krimit të organizuar janë arrestuar pasi akuzohen për pastrim parash dhe trafik droge.
Në kuadër të operacionit u sekuestruan 340,000 £ para të gatshme dhe kokainë e cila kapte vlerën 400,000 £.
Në pranga kanë përfunduar, Rrustem Dauti, 30 vjeç dhe Fisnik Kurtucai, 32 vjeç, Florian Meshi, 22 vjeç dhe Azem Gashi, 26 vjeç.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se në pronën e Dautit në Trotwood, Hainault, u sekuestruan 140,000 £ para të gatshme.
Policia ka gjetur edhe 100,000 £ para në një çantë, në momentin e arrestimit të Dautit, 30 Kurtucit. Ata u arrestuan në Cambridge Road North, Chisëick dhe dyshohen për pastrim parash dhe trafikim droge.
Ndërkohë në pronën e Azem Gashit u gjetën 4 kilogramë kokainë, së bashku me rreth 100,000 £ në para. Të katër burrat po mbahen në paraburgim derisa të dalin në gjyq më 12 shkurt.
