Pitonit më të madh në botë me peshë 215 kg i gjenden 112 vezë në bark
Mbrojtësit dhe studiuesit e jetës së egër mbetën "pa fjalë" pas zbulimit të një pitoni femër që mbante 122 vezë.
Gjarpri është më i madhi i gjetur në Florida, raportoi National Geographic të martën, ku vlerësohet se mijëra pitonë burmezë jetojnë në Everglades. Me një peshë prej 215 kg ai ishte i gjatë gati 5 metra.
Studiuesit në Conservancy of Southwest Florida po kërkonin për pitonët e mëdhenj femra në kohën e gjetjes në dhjetor.
Një nekropsi e kryer në prill gjeti 122 vezë në gjarpërin femër, si dhe thundrën e një dreri të rritur me bisht të bardhë - vakti i saj i fundit.
"122 vezë" njofton Bartoszek një nga studiuesi, pasi i numëroi dy herë.
"Numri më i madh i vezëve në zhvillim, ndonjëherë." tha ai.
Regjistrimi pasqyron një kufi të ri të sipërm të njohur për riprodhim, por nuk është befasuese në një piton të kësaj madhësie, shkruan National Geographic.
