Në prag të finales së madhe, në kryeqytet vendosen tabelat treguese për orientimin e tifozëve drejt stadiumit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2022, 16:58
Kur na ndajnë pak orë nga mbajtja e finales së madhe mes Feyenoord dhe Romës në stadiumin "Air Albania", në kryeqytet ka nisur vendosja e tabelave treguese për orientimin e tifozerive që do ti drejtohen stadiumit.
Tifozët e Holandës do të ndjekin rrugën pas Piramidës nga RTSH, ku do ti drejtohen tribunës për tu akomoduar për ndeshjen.
Ndërsa për tifozët e Romës, referuar dhe fan zonës së tyre te Amfiteatri, itinerari që do të ndjekin do të jetë drejt Politeknikut.


