E rëndë! Babai qëllon me armë zjarri djalin e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2022, 17:50
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku pas një konflikti në familje, babai ka qëlluar me armë zjarri djalin e tij.
Sipas mediave greke ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 në Agios Andrianos, Nafplio, ku 63 -vjeçari ka qëlluar me armë djalin e tij, 40- vjeç duke i shkaktuar plagë në këmbë.
Në vendngjarje kanë shkuar persona të Sigurimit të Nafplios, të cilët kanë arrestuar 63-vjeçarin ndërsa i plagosuri është transportuar në spital.
Departamenti i Sigurisë së Nafplios po kryen hetimin e rastit.
