“O Sali o hero, e gjithë Shqipëria ty të do” Berisha pritet me brohorima në selinë blu

“O Sali o hero, e gjithë Shqipëria ty të do”. Kështu është pritur ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka hyrë në ambientet e PD-së mbrëmjen e sotme.

Simpatizantë dhe funksionarë të kësaj partie janë mbledhur në shtëpinë e demokratëve duke brohoritur për fitoren e tij sot kundrejt Ibsen Elezit.

Sali Berisha është shpallur kryetari i ri i Partisë Demokratike pa 9 vitesh, kohë kur dha dorëheqjen pas humbjet përballë Edi Ramës.