Rusisë "i dorëzohen" njëmijë ushtarë të batalionit "Azovstal"

Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se rreth 1000 luftëtarë të fabrikës së Azovstal janë dorëzuar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"694 luftëtarë nga ushtria ukrainase dhe batalioni Azov janë dorëzuar gjatë 24 orëve të fundit. Kurse totali i atyre që janë dorëzuar deri tani është 959", deklaron ajo.

Rusisë "i dorëzohen" njëmijë ushtarë të

Më herët zëvëndësministrja ukrainase e mbrojtjes Hanna Maliar, tha se ata janë në negociata me palën ruse për lirimin e ushtarëve të kapur dhe për të nxjerrë ata që janë ende në fabrikë.

Ushtarët që po largohen nga fabrika po dërgohen në territorin e  kontrolluar nga forcat ruse.

Shumë prej ushtarëve janë të plagosur dhe nuk dihet se sa janë ende në fabrikë.