Përmbahuni, është thjeshtë një foto me automatik!

Fotoja e një vajze, qe thuhet se eshte Miss Ukraines postuar, ndoshta, per here te pare nga km Rama, u shpernda menjehere nga shqipot e rrjetit, shoqeruar me komente adhuruese per Shote Galicen e Ukraines.

Nuk mungonin edhe kritikat per vajzat tona, qe ne nje situate te tille nuk do te rrembenin armet.

E para, mos u befshim per nje dite te tille pasi nuk dihet kush do ia mbathte me pare, grate apo burrat.

E dyta, permbajeni ngazellimin. Eshte thjeshte PR. Kjo vajze nuk do te dale ne front, padyshim.

Sepse ky mund te jete rasti i pare qe ajo prek nje arme me dore.

Sepse as presidenti nuk ka dale ne front, eshte ne bunker, dhe poston fotot e shtatorit 2021 kur inspektonte trashete qe hapte ushtria.

Dhe eshte normale. Presidenti vlen me shume si president sesa si ushtar.

Do te shikoni ne vazhdim vajza e djem, kengetare e sportiste, aktore e blogere qe do te pozojne me arme.

Ne rastin me te mire, ata do te synojne te frymezojne ushtrine dhe njerezit e armatosur. Dhe ky eshte gjithesesi nje kontribut ne nje situate te tille.

Por, jo cdokush qe merr armen ne krah eshte luftetar.

Jo cdo vajze e bukur me arme eshte nje herione qe duhet te na frymezoje neve.

Tek e fundit, sikur te frymezoheshim kaq lehte, do ia kishim shkrepur ne ndonje drejtim edhe ne.

Përmbahuni, është thjeshtë një foto me automatik!