Nga Pellazgët deri në ngatërrimin e alfabetit shqip, Luli na shkrin së qeshuri me gafat e saj

E mërkura është mbrëmja që iu dedikohet mesazheve dhe komenteve të gjithë teleshikuesve që e ndjekin me shumë dëshirë programin D-Night. Një ndër lojërat e shumta që bëhen live në transmetim është ajo e pyetjeve nga fusha të ndryshme, ku personazhet tonë Luli dhe Genardi e kthejnë në një tjetër dimension.

E mbani mend besoj kur Luli ngatërroi Pellazgët me disa figura në filxhanin e kafesë? Kësaj radhe ngatërroi alfabetin shqip. Luli edhe sa gafa të tilla do të bësh?

Dajana: Shkojmë te gjuhëtarja jonë, pavarësisht se ngatërroi Pellazgët me figurat që dilnin në filxhanin e kafesë, pavarësisht se në shprehjet e saj fjalët më të përdorura “çuna nxirrni bilbilat”…ajo është një gjuhëtare.

Luli: Po bilbilat fishkëllejnë, por nuk ma kupton njeri shprehjen mua.

Dajana: Sa shkronja ka alfabeti shqip?

Luli: Po 36 shkronja ka.

Dajana: Thuaje alfabetin Luli.

Luli: A, B, Ç, D, DH, Y, E, J, F…po tani do lë ndonjë unë.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë, klikoni në linkun më poshtë: