Mediet italiane për Erdogan: Sulltani që përuroi 522 apartamente në Shqipëri
Mediet italiane kanë komentuar vizitën e presidentit turk në Shqipëri, duke e cilësuar ceremoninë pritëse të Erdogan, si festën e sulltanit të ri që përuroi 522 apartamentet e reja të ndërtuara si dhuratë nga Turqia pas tërmetit që goditi vendin tonë më 26 nëntor të 2019.
"Nuk është rastësi që komuniteti mysliman është me shumicë në Shqipëri", shkruan il.Giornale.it, duke u referuar te fjalori i Erdogan, që është plotë me terma fetarë dhe kulturorë, për të nënkuptuar se është mbrojtës i popullit mysliman.
Megjithatë, aktivizmi turk në Ballkan nuk kufizohet vetëm në rastin e Shqipërisë, por prek edhe shtetet e tjera, nga Maqedonia e Veriut deri në Mal të Zi. Një zgjerim ekonomik dhe gjeopolitik që shkon paralelisht me atë ushtarak dhe, në këto ditë, marina Turke ka nisur anijen e saj të parë spiune, citojnë mediet italiane.
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, mbërriti mëngjesin e djeshëm, 17 janar në Shqipëri, ku mori marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të banesave të ndërtuara nga Qeveria turke për personat që mbetën pa strehë, pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, në qytetin e Laçit.
