Vuante nga sindroma e rrallë, ylli i Youtube ndërron jetë në moshën 15-vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2022, 12:33

Ylli i njohur i Youtube, e cila vuante nga sëmundja "Benjamin Button" ka ndërruar jetë në moshën 15-vjeçare.
Adalia Rose, nga Teksasi SHBA u diagnostikua me sëmundjen e rrallë kur ishte tre muajshe.
Sëmundja e rrallë, e cila prek më pak se 500 fëmijë në mbarë botën, shkakton plakje të parakohshme në trup me një jetëgjatësi mesatare prej 13 vjetësh.
Adalia u bë e njohur në rrjetet sociale, duke mbledhur 2.91 milionë abonentë në YouTube dhe 379,000 ndjekës në Instagram.
Më 12 janar, familja e saj njoftoi ndjekësit se youtuber-ja ka ndërruar jetë.
“Në orën19:00 Adalia Rose Williams u largua nga kjo botë. Erdhi në këtë botë në heshtje dhe u largua në heshtje. Jeta e saj ishte e qetë ”, shkruan familja e adoleshentes në Instagram.

