Jo vetëm mes bananesh, 412 pako kokainë gjenden të fshehura mes pakove me letra për riciklim

Autoritetet doganore e të Guardia di Finanzës italiane, dhe trupat speciale policore të Gjenovas, kanë sekuestruar në portin e Spezia-s në rajonin e Ligurias, 412 kilogramë kokainë.

Droga u kap në një kontajner të nisur nga Republika Domenikane me destinacion Portin e Valencias në Spanjë.

Kontejneri ishte mbyllur me një vulë të falisfikuar.

Kokaina u gjet e fshehur në ngarkesa që mbanin letër për riciklim dhe ishte e konfeksionuar në 12 kuti që mbanin 359 pako.

Jo vetëm mes bananesh, 412 pako kokainë gjenden të fshehura mes

Pas analizës së kyrer nga autoritetet italiane, kokainë rezulton e një cilësie të pastëre mjaft të lartë dhe e hedhur në treg do të sillte një fitim mbi 100 milionë euro.

Kjo është ngarkesa e dytë e madhe me kokainë e kapur në portin e Spezias. Dy vite më parë 338 kg kokainë u gjetën fshehur në pllaka graniti në një kontenjer i nisur nga Brazili.

Mbi 412 kg kokainë të kapur në Spezia po heton Prokuroria e Antimafias së Genovas e cila njoftuar dhe sekuestrimin e ngareksës së madhe.