Ermali t’a “nxin” jetën në punë? Bjordi Mezini: Ja si u soll ai me mua gjatë serialit
Bjordi Mezini është padyshim një ndër personazhet me in të momentit, i cili pas një kohe të gjatë në Shqipëri ka vendosur të futet në botën e kinematografisë. Kjo ka qenë dëshira e tij që i vogël, madje në Itali ka tentuar disa herë të merret me këtë fushë, por si duket paska qenë e shkruar t’a zhvillojë në Shqipëri.
Në cilësinë e regjisorit, së bashku me producentin Ermal Mamaqi sollën serialin që i mbajti të gozhduar të gjithë përpara ekranit, HOT {Humans of Tirana}.
Ai na zbuloi më shumë rreth këtij projekti dhe arsyen përse bashkëpunoi me Ermalin, edhe pse ky i fundit në punë t’a “nxin” paksa jetën.
Dajana: Pas një pune të gjatë me serialin ke bërë disa pushime. Ku i kalove ato?
Bjordi: Me pushime isha në shtëpi, në fakt e kisha në plan të vizitoja familjarët e mi në Itali, por më ndodhi një e papritur dhe qëndrova në shtëpi, relax dhe qetësi me pak fjalë. Prej vitesh jam vendosur në Tiranë dhe jetoj këtu.
Dajana: Flasim pak për HOT. Si lindi bashkëpunimi me Ermal Mamaqin? T’a nxiu jetën, se ai në punë nuk ka lidhje me shoqërinë?
Bjordi: Edhe unë ashtu e dija të them të drejtën, por të them të drejtën ma ka lehtësuar. E gjitha ishte një rastësi, ku producenti im Tani kishte një ide teksa ne po zhvillonim projektin dhe kontaktoi Ermalin. Atij i pëlqeu shumë ideja dhe më pas vazhduam bashkëpunimin së bashku.
Dajana: A e pati suksesin e parashikuar HOT?
Bjordi: Për mua personalisht kishte më shumë nga sa prisja, sepse unë jam gjithmonë pak skeptik, por Ermali gjithmonë thoshte se ky serial do të jetë një sukses i garantuar.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

