Paralajmërim nga OBSH: Omicron vdekjeprurës, nuk duhet të kategorizohet "i butë"

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se varianti Omicron nuk duhet të kategorizohet i butë, pasi po vret njerëz në mbarë botën.

"Numri rekord i njerëzve që infektohen më Omicron i ka çuar  sistemet shëndetësore në presion të madh. Ndonëse Omicron duket se nuk shkakton sëmundje të rënda në krahasim me Deltan, sidomos te personat e vaksinuar, kjo nuk nënkupton se ai duhet të konsiderohet i butë”, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në të njëjtën konferencë për media.

“Sikur edhe variantet tjera, Omicron është duke shtrirë njerëzit në spital dhe po i vret ata”. Ai ka paralajmëruar për një “cunami” të infektimeve globale, shkruan BBC.