DREJT, “Përputhen apo poezi?”

Pak muaj më parë kur ideova nisjen e një emisioni televiziv, megjithë entuziazmin dhe vullnetin tim të mirë për të sjellë në ekranin e televizionit një qasje ndryshe e ku etika e komunikimit si konstante e respektit për shikuesin më sëpari e mandej edhe për të ftuarit, për veten gjithashtu, por dhe për vetë profesionin e gazetarit do të ishin parësore, nuk mendoja se do t’ia mbërrija të krijoja marrëdhënien që të mundëson vëmendjen e shikuesit dhe mbështetjen e tij.

Sot, në pragun e ndërrimit të moteve, bashkë me urimin për Vitin e Ri, dua të falenderoj përzemërsisht të gjithë ata që më kanë ndjekur dhe që më kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre në emision, por edhe ata që me të drejtë pretendojnë më shumë, ata që presin tjetër standard e më shumë vëmendje edhe për shumë e shumë probleme të përditshmërisë tonë, e cila nuk ka vetëm politikë e as retorikë që ushqen debati që buron prej saj.

Sepse jeta jonë ka shumë më shumë gjera të rëndësishme që meritojnë vëmendje dhe që kanë në qendër njeriun shqiptar, kudo ku ai jeton dhe punon.

Padyshim, një mirënjohje dhe falenderim të veçantë kam sot për të gjithë Orën; për RTV Orën dhe Ora News, për profesionistët e zotë dhe të përkushtuar, sfidantët që mbrojnë e përcjellin tek ju të vërtetën dhe për Ylli Ndroqin, i cili ka mundësuar krijimin e një realiteti mediatik, ku liria profesionale është kushti i parë.

DREJT është vetëm në hapat e parë të një rrugëtimi të gjatë, padyshim edhe të vështirë.

Ndaj, bashkë me urimin Gëzuar Vitin e Ri 2022, ju ftoj që të ndiqni në linkun bashkëngjitur edhe emisionin tim të fundit për vitin 2021 që jo rastësisht e kam titulluar: “Përputhen apo poezi?”.