Tani po flitet me kujtime për 8 dhjetorin si ato të 8 nëntorit

Tashmë po flitet me kujtime për 8 dhjetorin si ato të 8 nëntorit të mbledhura në një libër, mjaft ngjashëm si ato të 200 petritave të 8 Nëntorit.

Me moskorespondencë jo datash po muajsh. P.sh një frazë nga kjo pjesë botuar sot në Panorama:

"Duhet të ketë qenë data 27 dhjetor. Tirana ziente nga deklarimet e një nate apo dy më parë të arratisjes së shkrimtarit Ismail Kadare. E njëjta klimë ishte dhe në autobusin ku isha unë. Kur u sistemova pak më mirë dhe po mundohesha të mbahesha diku, sytë e mi u ndeshën me sytë e motrës së Kadaresë. Kadria, një grua e pakët sa një grusht, punonte redaktore në Shtëpinë e Propagandës Bujqësore në ILB. Vendi rreth e rrotull saj ishte i lirë, sikur ajo të ishte “e prekur”.

Ia kishin kthyer shpinën të gjithë. Ajo, pas atij vështrimi të ngrohtë e miqësor që mori prej meje, sërish i zhyti sytë në fletët e grisura të fizarmonikës së autobusit. Iu afrova, ia vura dorën në sup dhe i thashë:

“Mos u bëj merak nga kjo mënyrë sjelljeje e kolegëve, se ti prapë se prapë je motra e shkrimtarit të madh. Do të kalojë shpejt kjo gjendje!”.

Sytë e saj u mbushën me dritë. Një diell vezullues ia mbështolli krejt fytyrën. Unë e kisha provuar në kurrizin tim këtë mënyrë të sjelli poshtëruese më shumë për ata që e praktikonin, sesa për ata që e pësonin.

Ajo ma shtrëngoi dorën fort, duke më përcjellë ngrohtësi dhe mirësi. Një gjest i vogël solidariteti nga ana ime, por që na ka bërë miq që atëherë. Se çfarë mendonin të tjerët, nuk më interesonte.

1. "Arratisja" e Ismail Kadare është dhënë si lajm në 24 Tetor 1990 në VOA pra dy muaj para 27 dhjetorit.

Dhe në ngjarjet e 8-12 dhjetorit të konvikteve, prej konviktirëve thirrej emri i Ismail Kadaresë, "Antikomunistët" e dhjetorit 1990 mbajnë ende sot pas 30 vjetësh simbolet e realizmit socialist dhe "Buallin" demo(n)kratik si simbol të lirisë.

Kjo shpjegon shumëçka dhe gjendjen e PD sot si nje parti pa profil, pa ideologji, pa filozofi politike por nje mish-mash …. Mos ta themi sot se ka dhe shumë për t’u thënë dhe për të dalë.

George Orwell na ka mësuar: "Rruga më efektive për të shkatërruar një popull, është t'i ndalosh dhe ti shkatërrosh të kuptuarit e historisë se çfarë ka ndodhur me historinë e tyre".