Berisha fajtori më i madh për gjendjen e opozitës
Duke pare sesa qesharak është bere Berisha me akuzat, shpifjet dhe rrenat e përditshme, një pyetje nuk mund te shmanget: Perse detyrohet burri te shpife e mashtroje ne këtë moshe?
Është e kuptueshme qe kjo te ndodhe me dike ne fillim apo ne mes te karrierës, me dike qe është ne post e nuk pranon ta humbe, por çfarë e detyron Berishën te pranoje te bjere deri ne ketë nivel ne moshën qe ka, pasi i ka kaluar te gjitha postet e larta te këtij vendi?
Dy shpjegime ka kjo: Ose ai ka diçka te madhe për te humbur, ose i druhet një kërcënimi te madh.
Nëse është e para, kjo do te thotë se Berisha ka qene bashkëkryetar i PD-se dhe jo nje opozitar antikonformist i dorëhequr nga drejtimi, sic thotë ai.
Pra ai po humb bashkekryesinë dhe prandaj po reagon ne këtë mënyrë.
Kjo do te thotë se ne 8 vjet është luajtur një teatër i madh ku Berisha është kontrabanduar ne lidership, duke imponuar interesat e veta dhe duke penguar kryetarin ne detyre te krijoje aksionin e vet.
Atëherë ai është fajtori me i madh për gjendjen e opozitës.
Nëse është e dyta, do te thotë se pas non gratas ekziston kërcënimi i burgut me nje dosje amerikane qe mund ti kaloje SPAK-ut.
Për këtë arsye ai po kërkon te mbaje peng PD-ne për ta përdorur si helmete per koken e tij.
Ne te dyja rastet z. Berisha është për te ardhur keq.
