Bëni gati çadrat/ Java nis me shi dhe temperatura të ulëta, ja si do të jetë moti sot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2021, 07:38
Vendi ynë do të mbizotërohet sot nga vranësirat e shpeshta gjatë paradites, duke sjelle reshje të dendura në zonat Veriore dhe Qendrore.
Në Jug të Shqipërisë reshjet do të jenë më të pakta.
Sipas Meteoalb, parashikohet që në orët e pasdites dhe mbrëmjes të ketë pakësim te reshjeve në të gjithë vendin, duke bërë që në orët e vona të natës të ketë ndërprerje të reshjeve.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 14°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi serish Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
