"Mezi kam pritur ta ndaj me ju", Genta Ismajli zbulon gjininë e binjakëve

Këngëtarja shqiptare Genta Ismajli dhe partneri i saj turk  Huseyin Usta shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Dyshja janë në pritje të binjakëve, ndërsa së fundmi kanë zbuluar dhe gjininë e fëmijëve.

Çifti nëpërmjet publikimit në YouTube kanë sjellë videon e realizuar gjatë festës për zbulimin e gjinisë së binjakëve.

Nëpërmjet kësaj videoje, këngëtarja na tregoi se do bëhet nënë e një vajze dhe një djali.