''Shoqëria nuk e pëlqente'', vëllai Mevlanit zbulon mendimin e tij të parë për Ledjana Prengën
Artan Shaba, vëllai Mevlan Shabës, së fundmi ka qenë i ftuar në 'Glamour Zone', ku perballë moderatores Ester Bylyku, zbuloi disa të pathëna nga jeta e tij, si dhe një lojë telefonike që ndodhi me Mevlanin e cila shkaktoi shumë të qeshura.
Ndër të tjera, Artani, zbuloi dhe mendimin e parë që ka pasur për ish-partneren e Mevlanit, bukuroshen Ledjana Prenga.
Ester Bylyku: Cili ka qenë mendimi yt i parë për Ledjanën?
Artan Shaba: Unë kam qenë në Gjermani kur Mevlani nisi këtë rrugëtim, dhe kur ka hyrë Ledjana në fillim, kam qenë me shoqërinë duke e parë. Në shoqërinë time askush nuk e pëlqeu, ndërsa mua realisht me pëlqeu. Dhe më erdhi keq në fillim sepse ajo, u sulmua deri diku. Më pëlqeu deri në një farë pike kur arritën disa situata, disa gjëra u morën vesh si po ndodhin... Deri diku, mendim i mirë për Ledjanën.
