Komercialiteti po mbyt talentin? Stine: Është një cikël që do kalojë

Ai është një djalë shumë i talentuar dhe i dedikuar totalisht profesionit të tij të magjishëm. Stine, këngëtari i dashur për të gjithë ishte në D-Night mbrëmjen e së Enjtes për të na treguar më shumë rreth bashkëpunimeve të fundit dhe projektet e reja për 2022.

Gjatë intervistës, Stine foli edhe për komercialitetin ku së fundmi po shikojmë se të gjithë duan të bëhen këngëtarë kanë apo jo zë për të kënduar.

Por, çfarë thotë Stine për këtë pjesë?

Dajana: Stine mendon se komercialiteti e ka mbyt talentin?

Stine: Që të bësh komerciale nuk është e thjeshtë, sepse varet sesi e koncepton atë gjë. Psh komerciale është të të kapë masa e gjërë dhe në momentin që të kap masa është një gjë e bukur.

Nëse flasim për këto këngët banale, them se është një cikël që do kalojë.

Dajana: Janë edhe pak si flluska sapuni.

D-NIGHT një program nga Dajana Shabani nga e Hëna në të Enjte live RTV Ora 23:00-00:00