'Mevlani 'kërcënon' vëllain', plas Sherri mes vëllezërve: Shkak moderatorja Ester Bylyku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2021, 22:42
Së fundmi në emisionin 'Glamour Zone' në RTV ORA, ka qenë i ftuar Artan Shaba, vëllai i Mevlanit. Ai dhe moderatorja Ester Bylyku, i kanë bërë një lojë telefonike Mevlanit.
Artani i telefonon, dhe i thotë që e ka lënë intervistën përgjysmë sepse është zënë me Esterin.
Çuditërisht Mevlani nuk ka mbajtur anën e vëllait të tij, por të moderatores Ester Bylyku, duke shkaktuar një debat të madh mes tyre.
