''Manipulatore, nuk pëlqen asnjë djalë'' Artan Shaba, vëllai Mevlanit demaskon Alvisën, zbulon gjithë të vërtetat

Një nga të ftuarit e mbrëmjes të së premtes në emisionin 'Glamour Zone', në TV ORA ka qenë Artan Shaba, vëllai Mevlan Shabës. Ai ka vendosur të tregojë gjithë të vërtetat e tij në intervistën përballë moderatores Ester Bylyku.

Ester Bylyku:Cilët janë personazhet më fallso të ekranit shqiptar? Më trego një djalë dhe një vajzë.

Artan Shaba: Alvisa (e Përputhen)

Ester Bylyku: Pse?

Artan Shaba: Sepse ndryshe është në emision dhe ndryshe në prapaskenë. Nuk është aq e vërtetë. Sepse sjellje të tjera ka jashtë emisionit, sjellje të tjera brenda. Me djemtë .... ajo nuk pëlqen askënd aty, por thjesht manipulon situatën, dhe bën sikur vërtetë ka pëlqim.