Luli acarohet keq/ Dajana: “Nuk ka lind bir none të më prish humorin mua!"

Mesazhet që vijnë në redaksinë e D-Night ngjallin shpesh debate në studio. I tillë ishte edhe një prej tyre, ku shkruhej se përse nuk martohet Luli me Genardin.

Luli u nxeh aq shumë, saqë iu kthye shumë e irrituar.

Mesazhi (i lexuar nga Dajana): Pse nuk martohet Luli me Genardin?

Luli: Po çfarë janë këto budalllliqe kot më kot, Genardi është çuni im. E kam thënë me mijëra herë nuk martohem dhe pikë. Flisni një fjalë të mirë e të zejë vend. Çfarë njerëzish jeni? Kur do mbusheni me mend ju? Ngelën duke thënë ke bërë operacione, ke fryrë këtë e atë. Shikoni veten tuaj. Këta janë jashtëtokësorë, nuk janë njerëz. Mos i lexo moj zemrë këto se na prishin edhe humorin.

Dajana: O Luli, e para punë njëherë nuk ka lindi ai bir none të më prish humorin mua. E dyta, mos u nxheh kaq shumë se ke tre ditë që i thua Genardit do të të puth në buzë.

Luli: Po mirë, unë e thashë ngaqë ishte tema.

Dajana: Ahh ti je pro puthjes dhe kundër martesës.