Ju flet Moska - Heshtja e Alpha Bank që u përfshi në aferën "Rezart Taçi-Koza Nostra"
Heshtja e Alpha Bank që u përfshi në aferën "Rezart Taçi-Koza Nostra" ishte tema e kësaj të enjte në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Një gjë të bën përshtypje në këtë historinë e bujshëm të pastirmit të parave që një skemë që përfshin Cosa Nostra, mafien siçiliane, një person të njohur të saj siç është Francesco Zummo, i cili është një nga njerëzit e famshëm të Cosa Nostra. Atë e ka hetuar gjykatësi i famshëm i antimafies Falcone. Zummo atëherë krijoi një pasuri me 2700 pasuri të patundshme dhe paratë i çoi në llogari bankare, siç po del në Liechtenstein, në këto ofshoret brenda kontinentit. Dikush mund të thotë këto para janë në Liechtenstein, kalojnë në Zvicër, kur vijnë në Shqipëri i bie që janë të pastra.
Në këto vende si Zvicra, liechtenstein, Andora kanë ngecur shumë miliarda para të krimit të organizuar, të korrupsionit ndërkombëtar, kanë hyrë si të thuash në burgje financiare dhe e kanë të vështirë t'i nxjerrin prej andej.
Përdorin skema për t'i nxjerrë dhe kjo ka ndodhur dhe në këtë rast, kanë dashur t'i nxjerrin nëpërmjet Shqipërisë. Ajo që të bën përshtypje është se Alpha Bank, sipas njoftimit që ka dhënë SPAK rezulton e përfshirë më thellë se sa na jep të kuptojmë SPAK. Këtu po luhet një lojë shumë e pistë sepse SPAK thotë se ka nisur një hetim të disa personave për pastrim të produkteve të veprës penale dhe kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal.
Ka pasur një grup të strukturuar kriminal, Francesco Zummo me ata bashkëpunëtorët e tij. Njoftimi që ka dhënë SPAK për rolin e Alpha Bank është shumë si thikë me dy presa. Në njoftimin e SPAK thuhet pjesë e kësaj skeme ka qenë edhe kryerja e transaksioneve bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, veprime të cilat janë realizuar pjesërisht dhe nuk janë arritur të realizohen plotësisht për shkak të hetimeve nga Prokuroria e Posaçme.
Për më shumë ndiqni videon:

