Rivaliteti në Paqësor, SHBA: Australinë nuk e lëmë vetëm përballë presionit kinez

Rritja e rivalitetit mes Amerikës e Kinës po tensionon situatën me sigurinë në rajonet e Azisë dhe Oqeanisë.

Këtë javë Koreja e Veriut testoi raketa të reja me rreze të gjatë veprimi dhe brenda 24 orëve lëshoi edhe dy raketa të tjera nëpërmjet sistemit hekurudhor, që goditën një objektiv 800 km larg.

Koreja e Jugut u përgjigj me një raketë balistike nga nëndetëset, duke u bërë ndër të paktat vende në botë që disponojnë teknologji kaq të avancuar.

"Koreja e Veriut na provokoi. Raketa jonë do të shërbejë si ndaluese efektive e forcës së saj asimetrike," u shpreh presidenti koreano-jugor, Mun Xhae-in.

Azia dhe Oqeania vlerësohen se vitin e kaluar shpenzuan rreth gjysmë trilion dollarë për armatosjen ushtarake.

Gati 250 miliardë dollarë i shpenzoi vetëm Kina për modernizimin e vet, por buxhetet pritet të rriten edhe për vendet si Australia, India dhe Japonia tani që Australia, Amerika dhe Britania kanë njoftuar një pakt të ri ushtarak për t'i bërë ballë epërsisë kineze në rajon.

Arsenali i Australisë do të pasurohet së shpejti me nëndetëse bërthamore të furnizuara nga dy "Pekini e ka parë në muajt e fundit se taktikat e tij me kërcënime për hakmarrje ekonomike dhe presioni nuk kanë për të funksionuar me Australinë. Shtetet e Bashkuara nuk do e lënë atë vetëm," deklaroi Sekretari i Shtetit, Entoni Blinken, ndërsa homologia australiane shtoi se vendi i saj vazhdon të kërkojë dialog pa kushte me Kinën.