Gjermanët i japin “lamtumirën” Merkelit në mënyrën më të veçantë, krijojnë ëmbëlsirën me fytyrën e kancelares
Pas 16 vitesh në krye të Gjermanisë, kancelarja Angela Merkel do të heqë dorë nga detyra e saj pas disa ditësh.
Një prodhues tradicional i ëmbëlsirave ka vendosur t'i japë lamtumirën në nëj mënyrë të veçantë.
Kompania ka krijuar një ëmbëlsirë me fytyrën e kancelares.
“Është një suvenir për përkrahësit ose kundërshtarët, e Angela Merkel e cila po përfundon shërbimin e saj. Dhe kështu ne shpresojmë që ndonjë do ta vendosë këtë suvenir në shtëpi," tha Thomas Zuber, menaxheri i Odenwaelder Marzipan në shtetin e Bavarisë në Gjermaninë jugperëndimore, shkruan Reuters.
"Ne i kemi bërë ato që të zgjasin për dy vjet, kështu që njerëzit mund të zgjasin kohën e Merkel për dy vite të tjera," shtoi Zuber duke qeshur.
"Zonja Merkel është një prodhim special për ne. Ne do ët prodhojmë rreth 500 copë," tha Zuber.
Në Gjermani ka filluar gara për të zgjedhur kancelarin e ri. Në zgjedhjet e 26 shtatorit përballin kandidatin socialdemokrat Olaf Scholz me rivalin Armin Laschet dhe Annalena Baerbock nga të Gjelbrit. / OraNews/



