Kërcënimet në rrjetet sociale, Albin Kurti dëshmon në gjykatë ndaj ish-kandidatit për deputet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është paraqitur në gjykatë për të dëshmuar në lidhje me rastin ku ish-kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, akuzohet se e ka kërcënuar.

Hoti po akuzohet se përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” në dhjetor të 2019-ës, kishte shkruar “Albin Kurti duhet ta lëshojë Kosovën, ose do të vritet”, ka nxitur kryerjen e veprës penale vrasja, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën e cila po mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kryeministri Kurti, i dëmtuar në këtë rast, ka dhënë dëshminë e tij, duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores Javorka Prilinçeviç dhe mbrojtësit të të akuzuarit, avokatit Rasim Hoti./GazetaExpress/ 

Kërcënimet në rrjetet sociale, Albin Kurti dëshmon në