Rrëzohet avioni me izraelitë në Greqi, humbin jetën dy persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2021, 20:06
Një avion privat ka rënë në afërsi të ishullit grek Samos.
Mediat greke, bëjnë me dije avioni ishte nisur nga Izraeli dhe brenda kishte pasagjerë izraelitë.
Piloti kishte njoftuar zbritjen në aeroportin e Samosit, ndërkohë rënia ka ndodhur vetëm pak milje para uljes në pistë.
Si pasojë kanë humbur jetën dy persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
Avioni cesna 172 ishte me 4 vende.
Dyshohet se shkak i rënies së avionit ka qenë një defekt teknik./Ora News/
