Astronauti më i ri në histori do të udhëtojë në hapësirë me Jeff Bezos

Një 18-vjeçar do të bëhet astronauti më i ri në botë që fluturon në hapësirë. Oliver Daemen do t’i bashkohet miliarderit amerikan, Jeff Bezos, në fluturimin e parë të njerëzve të realizuar nga kompania e tij e hapësirës, Blue Origin. Fluturimi do të realizohet më 20 korrik

Daemen do të fluturojë në vend të një ofertuesi anonim, i cili pagoi 28 milionë dollarë për ulësen në një ankand publik, shkruan Washington Post.

Astronauti më i ri në histori do të udhëtojë në

Fituesi i ankandit nuk mund të fluturojë në mision “për shkak të konflikteve të planifikimit”, tha kompania Blue Origin.

Bashkë me 18 vjeçarin do të  udhëtojnë Bezos, vëllait të tij, Mark, dhe Wally Funk, 82 vjeç. Funk do të jetë personi më i vjetër që fluturon në hapësirë.