Ky është treni më i shpejtë në botë, ecën me shpejtësi 600 km/h
Treni "Maglev" i prodhuar në Kinë, cilësohet si treni më i shpejtë në botë, pasi ecën me një shpejtësi prej 600 kilometrash në orë.
Ky mjet është pothuajse i shpejtë sa një aeroplan.
Treni është prodhuar nga kompania shtetërore hekurudhore China Raileay Rolling Stock Corporation (CRRC) dhe mund të arrijë shpejtësi deri në 600 km / orë, duke e bërë atë mjetin më të shpejtë në tokë. Ndërkohë avionët fluturojnë me shpejtësi 800-900 km / orë.
It's incredible! My God, 600km/h, this is a land aircraft????????????.
— Sharing travel (@lsjngs) July 20, 2021
Today, the China's homemade maglev train rolled off the assembly line in Qingdao.Maybe five years later, we can take the commercial version of it. pic.twitter.com/cuywEgHYLW
Treni përdor metodën e ngritjes magnetike, ku elektromagnetët lejojnë që automjeti të qendrojë pezull.

Japonezët, po përgatisin trenin e tyre të teknologjisë së ngjashme. Bëhet fjalë për një tren që do të zhvillojë një shpejtësi prej 603 km / orë, por do të jetë gati në 2027.