Dy kunatat bëhen bashkë për Netflix
Dy kunatat, Kate Middleton dhe Meghan Markle do të punojnë së bashku si pjesë e një projekti në platformën Netflix. Bëhtë fjalë për një dokumentar që do të nxjerrë në pah punën bamirëse të Kate dhe ndikimin e madh që ajo ka bërë me filantropinë e saj. Me sa duket marrëdhëniet mes kunatave në familjen mbretërore po përmirësohen, madje një burim, thotë se ato komunikojnë shpesh kohët e fundit.
Ndërkohë që Dukeshat kanë folur me njëra-tjetrën që pas lindjes së Lilibet dhe po punojnë për marrëdhënien e tyre për hir të familjes, dy vëllezërit Princi William dhe Princi Harry ruajnë një komunikim të ftohtë mes tyre. Mosmarrëveshjet mes tyre u bënë publike pas një interviste televizive të princit Harry, i cili pranoi se William ka ndryshuar dhe se marrëdhënië e tyre nuk është më njësoj.
Ky nuk është projekti i parë me paltformën televizive Netflix pwr Princin Harry dhe Meghan Markle. Çifti siguruan një dokumentar në lidhje me lojërat Invictus, duke nënshkruar një marrëveshje miliona dollarëshe me Netflix.
Dokumentari me seri, i titulluar “Heart of Invictus” do të ndjekë konkurrentët në të gjithë botën për trajnimin për Lojërat në Hagë, që pritej të zhvilloheshin në 2020-ën por u shtynë për shkak të pandemisë. Princi Harry është mbrojtësi dhe themeluesi i Lojërave Invictus.