Fotoja virale/ Nusja që bojaxhiu mbulon nga frika e talibanëve është Beatrix Ramosaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2021, 23:02
Fotoja e një bojaxhiu që lyen me bojë të bardhë murin e një salloni bukurie, pas hyrjes së talibanëve në Kabul të dielën, po bën xhiron e rrjetit.
Modelja me fustan të bardhë që qëndronte në vitrinat e dyqanit në kryeqytetin afgan është bukuroshja shqiptare, Beatrix Ramosaj.

Informacionin e ka dhënë vetë modelja nëpërmjet një postimi ne Instastory, ku ka publikuar foton e plotë të reklamës.
Modelja kishte realizuar kohë më parë një set fotosh për një kompani turke dhe si rrjedhojë fotoja e saj kishte përfunduar edhe në kryeqytetin e Afganistanit.
View this post on Instagram