Pushimet e Dua Lipës në jug “pushtojnë” mediet ndërkombëtare, Daily Mail shkruan për artisten dhe Shqipërinë
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa prej disa ditësh po shijon pushimet në jug të vendit me familjen dhe të dashurin e saj.
Ajo po i tregon miliona ndjekësve në rrjetet sociale origjinën e saj, duke promovuar bukuritë e Shqipërisë, përmes fotove dhe videove.
Bukuria e Rivierës Shqiptare dhe aventurat e Duas kanë tërhequr vëmendjen e revistës britanike Daily Mail.
Pasi shkruan për pozat sensuale dhe veshjet me klas të 25-vjeçares, gazeta tregon për origjinën e artistes dhe vendndodhjen e fotove.
Në një video të postuar në Instagram, ndërsa ia merr valles nën ritmet e këngëve popullore, Dua thotë se kjo është mënyra si i tregon të tjerëve origjinën e saj, pa qenë nevojë ta shpjegojë me fjalë.
Daily Mail, ndër të tjera kujton se këngëtarja e dhjetëra hiteve erdhi në Tiranë, për t’iu bashkuar nismës së bashkisë, "Adopto një Kopsht”.
View this post on Instagram

