Qeni ha skaletën, tjetri hipën në tavolinën e spikerit... Videoja që nuk duhet humbur

Të papriturat e transmetimeve live janë të shumta. Në një video të publikuar në youtube janë përmbledhur skenat më të bukura të momenteve kur kafshët me katër putra hyjnë papritur në skena apo në studio televizive:

Një qen ha skaletën, një tjetër i prish lidhjen direkte gazetares ndërsa një tjetër hyn në skenën ku transmetohet moti, apo hipën në tavolinën e spikerit.

Është dhe moment kur qeni i presidentit Macron zgjedh pikërisht në sallën e mbledhjeve të kryejë nevojat personale, pikërisht  aty ku presidenti Macron ka mbledhur disa zyrtarë për të diskutuar një cështje të rëndësishme

Momentet do ju shkrijnë së qeshuri.