Prej 8 vitesh në kampin e Al-Holit, Elona Shuli kërkon ndihmë nga autoritetet shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Gusht 2021, 16:10
Elona Shuli, nga Pogradeci, e cila ndodhet që prej 8 vitesh në kampin e Al-Holit, ditën e sotme ka kërkuar ndihmë nga autoritetet shqiptare.
Në një voice, të siguruar nga Ora Neës, thotë se askush nuk ka shkuar që të marrë atë dhe familjen e saj.
"Nëse Shqipëria do të na marrë, vjen dhe na merr. Nuk ka asnjë njeri nga Shqipëria që ka ardhur për të na marrë nga Siria. Nuk e kanë idenë se çfarë ndodh me ne. “- shpehet ajo.
Elona Shuli ndodhet në Siri me nënës e saj, fëmijën të cilin e lind atje dhe tre motrat dhe vëllezërit.
Në Shqipëri, ditën e sotme kanë ardhur 14 fëmijë dhe 5 gra shqiptarë nga kampi “Al Hol” në Siri.

