Aksident në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, plagoset rëndë 39-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2021, 14:04
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Lushnje-Rrogozhinë.
Mjeti tip Audi me targa AA306GV ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë përgjatë autostradës.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Golem në kilometrin e tretë të aksit Lushnjë-Rrogozhinë.
Personi i mbetur i përplasur është Damian Leka 39 vjeç me njërën këmbë protezë.
Nga përplasja ka thyerje të gjymtyrës tjetër te poshtme, por edhe fraktura te tjera.
I dëmtuari aktualisht nen kujdesin e mjekëve në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë.
Policia po pyet drejtuesin e mjetit për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe ka marrë masa për lehtësimin e trafikut i cili vazhdon të jetë i rënduar.
