Pas shumë vitesh bashkëjetesë, gruaja i organizon dasmën surprizë Salsano Rrapit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2021, 18:49
Larg vëmendjes së rrjeteve sociale, por pranë njerëzve dhe miqve më të dashur, Salsano Rrapi dhe Erjola Kakeli mbrëmjen e djeshme kanë kurorëzuar dashurinë e tyre shumëvjeçare.
Në ditëlindjen e Salsanos, Erjola e veshur me fustan të bardhë, vendosi që të surprizonte njeriun e saj të zemrës duke i vënë unazën në gisht.
Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, Salsano dhe Erjola dhe dy vajzat e tyre të vogla shihen teksa festojnë të lumtur buzë detit.

