"Fotografohet duke konsumuar lëndë narkotike" gazetari provokon këngëtarin, ja si reagon Erik Lloshi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2021, 12:36
Këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Erik Lloshi nuk ra "pre" e provokimeve të moderatorit të emisionit "Ora Verore". Pavarësisht insistimit të gazetarit, se për të kanë dalë lajme se është fotografuar duke konsumuar lëndë narkotike, këngëtari përgjigjet me shaka se nëse është e vërtetë atëherë të dalin faktet.
Ronaldo Sharka: A i ke parë lajmet që kanë plasur sot në portale për ty? Erik Lloshi këngëtari i njohur shqiptar fotografohet duke konsumuar lëndë narkotike në gjendje të degraduar. A i lexon portalet apo jo? Ishin me foto me fakte.
Erik Lloshi: Jo nuk i kam lexuar portalet. Por mirë, nëse e kam bërë, le të dalin.
