Studim/ 2 në 3 çifte e nisin marrëdhënien si miq
Pavarësisht perceptimit se dashuria zakonisht lind shikim të parë, një studim i ri zbulon se dy të tretat e marrëdhënieve romantike kanë nisur fillimisht si miqësi.
Danu Stinso, autorja kryesore e studimit, tregon për CNN se pjesëmarrësit e studimit kanë pranuar se kanë krijuar lidhje romantike me miqtë, që i njihnin për shumë kohë.
Stinson ka studiuar fillimin e marrëdhënieve për 20 vjet dhe ajo vuri re gjatë viteve që shumë pjesëmarrës raportuan se po krijonin lidhje romantike me miqtë që i kishin prej një kohe të gjatë.
"Shumë pak studime po e shohin me të vërtetë fillimin e marrëdhënies pas një miqësie, pavarësisht vëzhgimit tonë që është forma më e zakonshme e fillimit të marrëdhënies deri tani," tha Stinson.
Studimi i botuar javën e kaluar në revistën Social Psychological and Personality Science, përfshin katër studime të ndryshme mbi fillimin e marrëdhënieve.
Hulumtimet zbuluan se 66% e çifteve filluan lidhjen si miq, shumë prej tyre krijuan miqësi afatgjata, që zgjasnin disa muaj ose vite.
Sipas studiuesve faza e shokut/shoqet zgjati mesatarisht rreth 22 muaj para se të bëhet romantike.
Një pjesë e pjesëmarrësve u shprehën se krijuan miqësi me partnerin e tyre me qëllim, që më vonë miqësia të kthehet në dashuri. Sidoqoftë, pjesa dërrmuese e pjesëmarrësve nuk synonin lidhje romantike me shokët e tyre.

