Video/ E la i dashuri, hakmerret 36-vjeçarja, i vë flakën motorit luksoz

Policia në Bangkok të Tajlandës, ka publikuar një video ku shihet një grua duke i vendosur flakën motorit të ish të dashurit.

Raportohet se Kanok Wan, 36 vjeçe ka vendosur të lyejë me benzinë e t’i vendosë flakën motorit të ish të dashurit, pasi ky i fundit refuzoi të rikthehej sërish me të.

Mediet thonë se vlera e motorit ishte rreth 31 mijë dollarë dhe ashtu siç raporton 31 vjeçarja ja kishte bërë dhuratë para se të ndaheshin. Nga zjarri u dogjën edhe 6 motorë të tjerë që ndodheshin të parkuar.

Mësohet se 36 vjeçarja u arrestua nga policia.