Video/ Donte të dilte në televizor, fansi shkakton aksident masiv në “Tour de France”
Një incident ka ndodhur në “Tour de France”, sporti tradicional në Francë që ndiqet me interes të madh.
Një fans, i cili ka dashur të tërheq vëmendjen e kamerës, ka ndërprerë të gjithë garën e çiklistëve.
Siç, shihet në videon e publikuar nga mediat e huaja, tifozi me një tabelë të shkruar buzëqeshte para kamerës, duke i zënë rrugën një prej çiklistëve. Rrëzimi i çiklistit gjerman Tony Martin ka shkaktuar rrëzimin e shumë garuesve të tjerë pas tij. Për pasojë, gara është ndërprerë për 5 minuta derisa të pastrohej pista.
Idiotic fans at the side of the road wiping out riders Tour de France hopes. #clueless #tdf #TourDeFrance2021 #tourdefrance pic.twitter.com/i3iLu4vakf
— Bike Pure (@BikePure) June 26, 2021
Mediat bëjnë me dije se nga incidenti kokurentët nuk kanë pasur dëmtime serioze në garë.
The worst Tour de France crash I've ever seen pic.twitter.com/1jngQE1pYg
— daniel (@cyclingreporter) June 26, 2021