Ministri i Jashtëm i Tajvanit: Duhet të përgatitemi për konflikt ushtarak me Kinën
Frika e përshkallëzuar ushtarake e Kinës ndaj Tajvanit tregon se ishulli i vetëqeverisur duhet të përgatitet për një konflikt të mundshëm ushtarak.
Kështu u shpreh Ministri i Jashtëm i Tajvanit Joseph Wu në një intervistë ekskluzive me CNN.
Paralajmërimi i tij erdhi një javë pasi ishulli raportoi ndërhyrjen më të madhe nga aeroplanët ushtarakë kinezë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Tajvanit.
Ndërhyrja nga 28 avionë luftarakë kinezë përfshirë edhe bombardues, nuk shkeli hapësirën ajrore sovrane të Tajvanit ose ligjin ndërkombëtar, por u pa si shfaqje e forcës nga Ushtria Çlirimtare e Popullit e Kinës.
"Si vendimmarrës të Tajvanit, ne nuk mund të rrimë duarkryq, duhet të jemi të përgatitur," i tha Wu CNN në Taipei të Mërkurën.
"Kur qeveria kineze është duke thënë se ata nuk do të heqin dorë nga përdorimi i forcës dhe ata kryejnë stërvitje ushtarake rreth Tajvanit, ne më mirë të besojmë se kjo është e vërtetë."
Ëu, i cili ka shërbyer si ministër i punëve të jashtme që nga viti 2018, u akuzua nga Pekini në maj si një separatist pas vërejtjeve që ai bëri gjatë një konference shtypi se Tajvani do të luftonte deri në ditën e fundit nëse sulmohej nga Kina.
"Ndalimi i pavarësisë së Tajvanit është kushti i domosdoshëm për mbajtjen e marrëdhënieve paqësore të ngushta", tha Zhu Fenglian, një zëdhënës i Zyrës Kineze së Punëve për Tajvanin.
"Joseph Wu ka provokuar në mënyrë të përsëritur dhe me arrogancë pavarësinë e Tajvanit. Ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të ndëshkuar ashpër pavarësinë e Tajvanit."
Në përgjigje, Wu i tha CNN se ai është i nderuar të vihet në shënjestër nga autoritetet komuniste në Pekin.
"Autoritarizmi nuk mund ta tolerojë të vërtetën. Nëse ata vazhdojnë të thonë se duan të më ndjekin për pjesën tjetër të jetës sime, unë nuk shqetësohem për këtë," tha ai.
