Shikoni videon/ Tentoi t’i merrte vezët, pitoni i ‘sulet’ kopshtarit dhe i kafshon fytyrën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2021, 21:39
Një ngjarje trishtuese ka ndodhur në kopshtin zoologjik Reptile, në Australi.
Sipas mediave të hauaja një gjarpër i llojit piton ka kafshuar fytyrën kopshtarit, pasi ky i fundit, ka tentuar që t’i lëvizë vezët.
Lajmin e ka bërë vetë me dije Jay Brewer, në një video që ka postuar në rrjetet sociale, ku shihet dhe momenti kur pitoni e ka kafshuar.
View this post on Instagram
Brewer, kopshtari i zoologjikut, shpesh herë ndan video në Instagram me kafshë të rrezikshme që në punën e tij, dhe pitoni e ka kafshuar në momentin që ai ka tentuar të marrë vezët e tij.
“Whoah, mu në fytyrë”, thërret Jay Brewer para se të fshijë gjakun nga fytyra e tij, por megjithatë kafshimi nuk e ka shqetësuar shumë.