Presidenca evropiane sllovene synon hapa konkrete për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut drejt BE-së
Ministri i jashtëm slloven Anze Logar, ka zhvilluar sot një vizitë pune në Romë ku është takuar me homologun italian Luigi Di Maio.
Kjo vizitë vjen dy javë para se Sllovenia të marrë Presidencën e Këshillit Evropian.
Dy ministrat e jashtëm, pas takimit dypalësh kanë dhënë një konferencë për shtyp ku kanë theksuar rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor e në veçanti me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
"Italia shikon me besim e optimizëm marrjen e presidencës sllovene të Këshillit të Evropës më 1 korrik 2021. Sllovenia ka mbështetjen e Italisë për tema parësore si zgjerimi i Bashkimit Evropian, Konferenca për të ardhmen e Evropës dhe negociatat për Paktin mbi Emigracionin e Sirinë. Mbi rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian Italia e Sllovenia ndajnë të njëjtin vizion strategjik për nevojën e një impulsi të ri të procesit të zgjerimit duke e nisur me pranimin e hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Vetëm një strategji evropiane e prekshme dhe e besueshme mund të lidhi fort Ballkanin Perëndimor me Evropën e vlerat e saj, e do të evitoj rikthimin e ndjenjave nacionaliste në këtë territor." - tha Di Maio.
Lidhur me çështjen e emigracionit kreu i diplomacisë italiane u shpreh se është i dukshëm rritja e fluksit të emigrantëve drejt Bashkimit Evropian e bashkarisht duhet punuar për rinovimin e paktit të emigracionit e azilkërkuesve bazuar në principet e solidaritetit e përgjegjësisë së çdo vendi.
Ndërsa për çështjen e kufijve detarë për vendet me dalje në detin e Adriatik, ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, u shpreh se: "ka informuar sllovenin Logar, për mbylljen e procesit parlamentar për ngritjen e një zone ekonomike ekskluzive e se Italia impenjohet të mbaj një koordinim të ngushtë me të gjitha kundër palët në Detin Adriatik, në caktimin e kufijve brenda së njëjtës zonë ekonomike ekskluzive e një gjykim detar në linjë me konventën e OKB për ligjin e detit."
Ministri i jashtëm slloven Anze Logar, nga ana e tij, deklaroi se gjatë mbajtjes së presidencës evropiane, Sllovenia dëshiron të arrij hapa konkrete në zgjerimin e BE, duke nisur negocimet e konferencave jo-qeveritare me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut e për të zgjidhur dilemat që ekzistojnë mes vendeve anëtarë të BE.
Në Romë zhvilloj punimet dhe Komiteti i Koordinimit të ministrave të Italisë e Sllovenisë drejtuar nga Di Maio e Logar.

