Turpi u perket të gjithëve!

Shqipëria është vendi ku adoleshentet e gënjyera nga një mashkull 15 vite më të madh se ajo i quajnë kurva.

Në Shqipëri një 15 vjeçare nuk përdhunohet vetëm nga disa burra, por nga e gjithë shoqëri.

Shqipëria është vendi ku telenovelat njerëzore mbajnë erë llum e kënete, vendi ku edhe kur hap dritaren për t’u ajrosur vë re që dritarja jote ka qëlluar brenda një tualeti. Shqipëria është vendi ku 15 vjeçaret që e kanë shkollën larg i martojnë tak-fap me një njeri që ajo se ka parë kurrë dhe ku shumica nuk e bëjnë dot dallimin mes dashurisë dhe martesës.

Shqipëria është vendi ku vajzat e vogla, bëhen  nëna, pa u bere kurrë gra. Ashtu në atë rremujë ndjenjash (gjullurdi) ato lindin femijë pa ditur t’i edukojnë ata.

Si rrjedhim ne jemi këta qe jemi brenda kopshtit tonë zoologjik e nuk është fare për t’u çuditur sesi njeriu mund të ketë për komshi hienat, ujqërit, e çdo lloj specie tjetër. U mundova ta anashkaloja këtë lajmin qe mbushi rrjetin, po ishte një lajm me 5 tentakula e ngeca brenda tij. Turpi u përket të gjithëve!!!