"Kazani politiko-mediatik"
Shqiptarët nuk duan të shikojnë atë që duket, sepse, duan të kapin pjesë nga ajo që nuk duket, për të mbyllur sytë me pas që mos shikojnë atë që duket në xhepat e tyre mufat nga korrupsioni dhe abuzimet me fuqinë e pushtetit duke i sherbyer abuzimit.
Nuk janë vetëm politikanë por edhe gazetarë, një kallëp që kanë shfrytëzuar fuqitë politike me marrje pronash pubike në mënyre të paligjëshme, me tendera etc, duke i shërbyer pushtetit të korruptuar për të shfrytëzuar korrupsionin në privilegjet e marra nga pushteti.
Sot këta imoralë dhe të korruptuar me pushtetet e radhës bëjnë moral në banaqet televizive si drejtues. Këta si dhe politikanët e këtij tranzicioni duhet ti hetohen pronat, pasuria dhe aferat e gjobave për të vendosur drejtësinë.
Ashtu si përmenden e emrat e politikanëve të korruptuar duke shfrytëzuar pushtetin në mënyrë korruptive, ashtu edhe gazetarëve duhet ti fillojë ti denoncohen pronat, si i kanë grabitur dhe si vazhdojnë gjobat politike me emisionet ne banaqet e TV-ve.
