"Papërgjegjshmëria dhe dezinformimi Fevzos"
Blendi Fevziu në intervistën me Ambasadoren Kim, i drejton një pyetje duke cituar Dr Elez Biberaj në mënyrë të pavërtetë.
Dje dëgjova intervistën që Ambasadorja Kim i dha Blendi Fevziut në OPINION. Nuk kam ndërmend te analizoj intervistën, të cilën, pas intervistës na e dha dhe njëherë të zbardhur duke e lexuar vete Blendi dhe analizuar me dy gazetarët shërbëtorë të pushteteve të radhës dhe përfitues të pushteteve Bato e Preçi.
Fevziu i drejton këtë pyetje Ambasadores duke cituar Elez Biberaj nga fjala e tij ne 30 vjetorin e rilidhjes së mardhënieve SHBA-Shqipëri me 31 mars 2021.
Blendi Fevziu: Kam parë disa ditë më parë, le të themi dy ditë përpara fushatës zgjedhore, një fjalim nga Elez Biberaj, një nga zyrtarët e lartë të VOA. Tha se nëse Rama fiton zgjedhjet, do të ketë një hendek në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Është e vërtetë?
Ambasadorja Kim: Mendoj që secili ka të drejtë të ketë opinionin e vet. Ai po fliste në cilësinë e tij si…
Sëpari fjala e zotit Elez Biberaj, nuk ka qenë dy dite para zgjedhjeve por 26 ditë para zgjedhjeve. Elez Biberaj nje nga analistët më te njohur dhe më të besueshëm për çeshtjet e Shqiperisë dhe Kosoves dhe Ballkanit, në asnjë moment gjatë jetës tij të analizës politike nuk ka marrr anësi politike. Nuk ja lejon edukimi, morali dhe detyra.
Ajo çka ka thënë Elez Biberaj në këtë përvjetor është kjo:
"Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë zhvilluar një marrëdhënie të fortë dhe të gjallë.
Është e natyrshme që në raste të tilla si ky, duke përkujtuar 30 vjetorin e rivendosjes së lidhjeve, fokusi është në aspektet pozitive të marrëdhënies. Por është gjithashtu e rëndësishme të theksohen disa çështje kryesore që, nëse nuk adresohen nga shqiptarët, mund të provojnë marrëdhënien
Siç ndodh me çdo marrëdhënie dypalëshe, edhe kjo, duhet të ushqehet vazhdimisht. Nuk duhet të merret si e mirëqenë ose të shikohet si statike ose e përhershme. Mbi të gjitha, mbështetja e Amerikës nuk është një e drejtë e lindur shqiptare. Vlerat e përbashkëta demokratike dhe angazhimi i Shqipërisë ndaj demokracisë, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë janë në themel të marrëdhënies. Ndërtimi i një demokracie të vlefshme në Shqipëri mbetet një objektiv i rëndësishëm i politikës së jashtme Amerikane. Veprimet që minojnë praktikat demokratike jo vetëm që mund të minojnë marrëdhëniet, por madje mund të shkaktojnë një ndryshim në qëndrimet e SHBA dhe, në një rast të rëndë, një rivlerësim themelor të lidhjeve.
Në vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar prapambetje të konsiderueshme demokratike dhe autoritarizëm në rritje, duke e bërë atë një nga vendet më jofunksionale dhe të korruptuara në Evropë. Sistemi politik i Shqipërisë është thyer në thelb dhe vendi është shndërruar në një shtet autoritar me një parti, me Partinë Socialiste në pushtet që kontrollon pushtetin në të gjitha nivelet.
Polarizimi politik, korrupsioni i përhapur në radhët e zyrtarëve publik dhe zyrtarëve të lartë, krimi i organizuar dhe kultura e mosndëshkimit kanë pasur një kosto të madhe dhe vazhdojnë të paraqesin një kërcënim ekzistencial për demokracinë e Shqipërisë. Vetë institucionet që janë kritike për të luftuar korrupsionin - zyrtarë qeveritarë, anëtarë të parlamentit, politikanë, gjykata, gjykatës, prokurorë dhe polici - janë ato që po minojnë fushatën kundër korrupsionit.
Politikanët dhe biznesmenët e fuqishëm kanë kapur shtetin dhe, si rezultat, pasuria dhe qasja në pushtet janë përqendruar në duart e një grupi të vogël. Natyra korrozive e modelit kleptokratik të qeverisjes së Shqipërisë nuk mund të mbivlerësohet.
Prishja e bashkëpunimit midis qeverisë dhe opozitës dhe mos gjetja e gjuhës së përbashkët për çështje thelbësisht të rëndësishme është sinqerisht e papranueshme për një anëtar të plotë të NATO-s dhe një anëtar aspirues të BE-së.
Presidenti Joe Biden ka deklaruar se promovimi i demokracisë do të jetë një përparësi kryesore për administratën e tij të re. Qeveria shqiptare dhe politikat dhe veprimet e opozitës ka të ngjarë të vijnë nën vëzhgimin e shtuar të Sh.B.A. SHBA nuk ka të ngjarë të mbetet e pavëmendshme ndaj politikave dhe veprimeve që minojnë normat, vlerat dhe institucionet demokratike."
Pra ku ka ndonjë qëndrim ndryshe nga qëndrimi i linjës politike të SHBA dhe State Department dhe vetë Kim ne fjalën e Dr Elez Biberaj?
Mire Fevziu nuk e di, por Ambasadorja e di se VOA varet direkt nga qeveria Amerikane dhe pasqyron linjat politike te SHBA.
