Nga ç'qytet tjetër perëndimor e doni vulën?
“VENECIA” deri me sot i ka vënë VULËN 4 HERË, ANTISHTETIT të RAMËS.
Rama tashmë është i DEMASKUAR edhe NDËRKOMBËTARISHT në përballjen me Presidentin e Republikes. Por harron dhe kërkon serrisht perballje me kokëfortësi me Metën, ose si i thonë ne anglisht inpeachment!
Kjo kokëfortesi e Ramës, në folklorin kavajas krahasohet me një ves të kafshëve të punës.
Një fjalë e urtë kavajase thotë: pela vetëm kur bëri mezin e shtatë e njohu gomarin për burrë! Morali
është i qartë. Rama ende nuk po e njeh as burrin dhe as Venecian! Na tha prap sot në ditën e drejtesise:
Të shkarkojmë Metën me çtë kemi në dorë!!!
Nuk thotë me çfare ligji, por me çfare ka ne dore! Prap pune dore! Po te jetë për pune dorë Meta ta ka bere me dije se: nëse preket nje vote, të pritet dora... Atëhere, provoje serisht dorën zoti Rama.
Ta kujtojme pak historinë?
Gjithçka nisi nga dekreti i kreut të shtetit i cili anuloi zgjedhjet e 30 Qershorit, nismë e cila u cilësua e domosdoshme at kohë nga Meta për të shangur konfliktin civil në vend si edhe për të mundësuar në një kohë të dytë një palë zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe të drejta. Ky akt krijoi një luftë të hapur me Ramën, aq sa ky i fundit ngriti edhe një komision qesharak parlamentar për të hetuar kreun e shtetit dhe kërkuar më pas shkarkimin e tij.
Dhe që nga këtu e deri më sot historia dihet. Për 4 herë me rradhë, Presidenti i vendit ja ka dalë të fitojë përballjen me mazhorancën qeverisëse, dhe kjo e vulosur nga një arbitër ndërkombëtar dhe i panashëm siç është Komisioni i Venecias. Meqe Venecian e sterlodhe me vula, atehere Une po te pyes:
Nga ç'qytet tjeter perendimor e do vulen? Vetëm po e ndrrove destinacionin europian e na çon në Ankara.
Këtu tërhiqem...Në Ankara vulosesh.